MENU
klinika

“Do kthejmë mjekët nga diaspora”

Basha i përgjigjet Ramës: A ka kufij marrëzia?!

21.02.2020 - 13:22

Kryeopozitari Lulzim Basha teksa sulmoi qeverinë ‘Rama’ deklaroi se ‘shëndetësia falas’ është një gënjeshtër kriminale.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, lideri i PD-së tha se me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit.

Po ashtu ai nuk la pa komentuar dhe deklaratën e bërë dje nga kryeministri Edi Rama se qeveria do të mundësojë kthimin e mjekëve shqiptarë që punojnë në Diasporë.

“Në prill të vitit të kaluar deklarova se sistemi shëndetësor është në vdekje klinike, apo në gjendje kome. Si rezistova dot tundimit që të përdorja termin e shëndetësisë. Kontributi im dhe i gjithsecilit është i shënuar në këtë publikim. Ku jemi sot?! Sot jemi dhe më keq. Sot sistemi shëndetësor në vend renditet i fundit. Nuk ka një tregues ku sistemi shëndetësor mos të jetë i fundit. Po të marrim në krahasim Bosnjën, shpenzimet nga xhepi të shqiptarëve kanë arritur dy herë më shumë se në këtë shtet. Shkak është bërë vjedhja e hapur me aferat korruptive, përmes PPP-ve. Janë vjedhje përmes kontratave. Problemet janë të qarta; nuk ka shëndetësi falas. Është një parullë mashtruese. Barra e ka thyer në mes shëndetësinë shqiptare.

kolana e librave

Kjo ka tejkaluar dhe sistemin e decentralizmit komunist. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar dhe parametrat e regjimit komunist. Kjo është vjedhje me afera korruptive me PPP-të. Sot tagrapaguesit më të varfër në Europën gjeografike janë shqiptarët. Lëmë pas një shtet që po na afrohet me shpejtësi. Ky është krik i rëndë dhe i përditshme. Faturën se paguajnë vetëm profesorët, stazhierët, por dhe pacientët dhe familjarët e tyre. Duke i deklaruar luftë të hapur parimeve të ndërtimit të një sistemi shëndetësor, kjo qeveri i ka kthyer në armiq pacientët. Pagat e mjekëve dhe personelit mjekësor janë më të ulëta në Europë. E dëgjuar se ça tha dje; “do kthejmë mjekët nga diaspora”.

E dëgjuat?! Ne ditë për ditë nga ikin mjekë nga vendin. A ka kufi marrëzia?! Ti del dhe harxhon mijëra leke për monitorë për të thënë pallavra! Po ti mbaj këta mjekë që ke këtu njëherë. Sot jemi një mjek për një mijë banorë. Se dimë se ku do jemi nëse nuk e ndalim këtë dhe shpejt. Se dimë ku do jemi kur të mblidhemi përsëri.”, tha Basha.