MENU
klinika

Bundesliga, java 22

Bayern, 4 gola për të mbrojtur kreun

16.02.2020 - 17:23

Bayern Munchen nuk e ka diskutuar ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Koln, duke fituar 4-1. Një sukses që e mban në vend të parë skuadrën bavareze.

Praktikisht ndeshja është vendosur në harkun kohor të 9 minutave, nga 3’ deri në 12’, kur miqtë shënojnë 3 gola njëri pas tjetrit. Fillimisht Lewandowski, më pas Coman dhe Gnabry. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën, është sërish Gnabry që realizon, duke cuar shifrat në 0-4 në minutën e 66-të. Katër minuta më pas miqtë shënojnë golin e nderit me Uth, që nuk ndikon në rezultat. Lewandowski ngjitet në kuotën e 23 golave, i dyti në Europë pas Immobiles me 25 gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN