MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Bayern Munchen kalon në çerekfinale

05.02.2020 - 22:39

Bayern Munchen kalon pa vuajtje në cerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Kampionët e Bundesliga-s mposhtën 4-3 Hoffenheim në “Allianz Arena”.

Takimi nisi me dy autogola. Fillimisht Boateng në portën e miqve. Bavarezët barazuan në minutën e 12-të me autogolin e Hubner. Tetë minuta më vonë Muller gjeti rrjetën.

Muller është sërish protagonist në golin e tretë, kur pas një dalje të gabuar të portierit mik, Lewandowski nuk fal në minutën e 36-të. 3-1 mbyllët pjesa e parë.

Pjesa e dytë është më e qetë. Lewandowski shënon sërish në minutën e 80-të, për të vulosur kualifikimin. Polaku po bën mirë në të gjitha kompeticionet. Dopieta e Dabbur ne fund nuk ndikon në rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Haaland shënon sërish, përgjigjet Rashica

Leipzig dhe Dortmund eliminohen nga Kupa