MENU
klinika

Bundesliga, java 21

Bayern ndalet në shtëpi, por mban kreun

09.02.2020 - 19:52

Bayern Munchen është ndalur pas pesë fitoreve radhazi në Bundesliga. Në “Allianz Arena” ndaj Leipzig bavarezët kanë barazuar 0-0. Megjithatë, kampionët në fuqi mbajnë kreun e renditjes.

Bavarezët ishin të kujdesshëm në fillimin e pjesës së parë, më pas krijojnë disa raste, por Lewandowski nuk ishte i saktë në konkretizim. Miqtë kishte zgjedhur kundërsulmin, por nuk funksionoi në 45 minutat e para.

E dyta nis me një ritëm më të lartë, ku edhe Leipzig shtyn përpara me Werner. Vendasit përpiqen me sulme graduale dhe jo me pressing ta vazhdueshëm, pasi ruheshin nga kundërsulmi.

Në fund, Bayern kishte dy mundësi të arta, Leipzig ishte me fat. Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, me Bayern Munchen që mban kreun, një pikë para Leipzig.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN