MENU
klinika

Arsyeja që është kaq aktive

BE xheloze për suksesin e Amerikës në Ballkan?

21.02.2020 - 18:24

Është shumë e rrallë të dëshmosh një përshpejtim të historisë, dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani në Ballkan.

Në një kohë shumë të shkurtër, Serbia dhe Kosova ndërmorën hapa të mëdha drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Më 20 janar, Beogradi dhe Prishtina ranë dakord të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta tregtare pas më shumë se 20 vjetësh. Fluturimet direkte u ndaluan në 1998, kur filloi lufta në Kosovë.

Pastaj, më 6 shkurt Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u zotua të heqë tarifat 100% të importeve serbe, një pengesë për përpjekjet e normalizimit midis dy vendeve, të zbatuara nga paraardhësi i tij.

Por kishte edhe më shumë. Më 15 shkurt, presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Alexandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, njoftuan gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut për të punuar në ndërtimin e lidhjeve hekurudhore dhe rrugore midis kryeqyteteve të tyre.

Ekziston një gjë e përbashkët në të tre këto zhvillime: ndërmjetësi ishin Shtetet e Bashkuara, të përfaqësuar nga ambasadori hiperaktiv i vendit në Berlin, Richard Grenell.

BE kishte provuar dhe nuk arriti të rregullojë krizën e tarifave. Në një stil tipik amerikan, Grenell raportohet se i tha Prishtinës se SHBA do të anulojë investimet e saj në Kosovë, përveçse nëse tarifat do të revokohen.

Rifillimi i fluturimeve u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, por asnjë urim i ngjashëm nuk erdhi nga pala e BE.  E njëjta vlen edhe për përparimet e tjera.

Duket se BE është xheloze për suksesin e Amerikës në Ballkan.

Mbeten pyetjet: përse SHBA është më e suksesshme se BE në lagjen tonë të afërt? A është për shkak se Grenell është më i talentuar si diplomat sesa Borrell ose paraardhësi i tij Mogherini? Apo ndodh sepse BE-ja mbështetet vetëm në fuqi të butë, ndërsa SHBA-ja përdor edhe metoda të tjera, më efektive, siç është shantazhi i politikanëve të korruptuar?

Në çdo rast, SHBA është shumë më aktive në Ballkan këto ditë. Presioni amerikan gjithashtu mund të ndihet në Maqedoninë e Veriut dhe madje edhe në Bullgarinë anëtare.

Një nga arsyet e dukshme për aktivizmin e papritur të SHBA në Ballkan është Rusia, e cila gjithmonë ka pasur oreks për rajonin. Tjetri, më pak i dukshëm, është Turqia, e cila nuk është më aleati i besueshëm që i duhet SHBA në rajon. Uashingtoni ka nevojë për aleatë të besueshëm në Ballkanin e korruptuar, dhe duket se do t’i marrë ato lehtësisht.

BE synon të krijojë hapësira të përbashkëta, të të dhënave për të rritur cilësinë e shërbimeve, kur bëhet fjalë për bujqësinë dhe kujdesin shëndetësor, sipas një drafti të strategjisë së të dhënave të Komisionit Evropian.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euractiv/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I indinjuar për qëndrimin e Francës

‘Shpërthen’ Eduard Kukan: Macron, sabotues i heshtur

Gjermania i përgjigjet Francës

“Filloni negociatat me Maqedoninë e Veriut”