MENU
klinika

Anglezi i do tek Inter Miami

Beckham merr në ekip Messin e Ronaldon?

27.02.2020 - 13:31

David Beckham thotë se klubi i tij i ri, Inter Miami, që do të garojë në elitën e futbollit amerikan, ka mundësi të shkëlqyera për të nënshkruar me superyjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Barcelonës dhe portugezi i Juventusit janë lidhur së fundi me një kalim në SHBA në fundin e karrierës së tyre. Beckham e pohon tashmë klubin e tij si destinacion të mundshëm të të dyve.

Ish-kapiteni i Anglisë foli në një emision televiziv, duke e ushqyer këtë ëndërr të njerëzve, që do të donin t’I shihnin 11 herë fituesit e “Topit të Artë” në një ekip:

“Ju e dini se çfarë ambiciesh kemi si klub. Messi dhe Ronaldo janë mundësi të shkëlqyera, i mirëpresim në Miami. Si çdo president klubi, edhe unë dëshiroj lojtarët më të mirë. Besoj se kemi mundësi për të sjellë edhe futbollistë të tillë si Cristiano apo Leo. Personalisht i admiroj të dy si sportistë.”

Ndërkohë, Interi Miami po monitoron me kujdes David Silva të Manchester City, sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani, dhe mesfushorin e Real Madrid, Luka Modriç. Duket se yjet e futbollit europian po presin debutimin e skuadrës së re në Amerikë e më pas të vendosin, duke qenë se janë në mbyllje të karrierës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN