MENU
klinika

"Po finalizohet grushti i shtetit"

Betimi i gjyqtarëve, Meta reagon ashpër

15.02.2020 - 13:52

Presidenti Ilir Meta ka postuar në facebook një status ku e quan të pabesë miratimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias.

Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu. Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen pas vizitës së delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri. Ata ishin në vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë për të mbledhur fakte mbi çështjet që kanë përplasur institucionin e Presidentit dhe mazhorancën.

Delegacioni është takuar dhe me opozitën, Arta Vorpsin, kreun e Kuvendit dhe përfaqësuesit e komisionit hetimor përsa i përket dekretit të Presidentit Meta për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari dhe mos thirrjes së Arta Vorpsit për t’u betuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dërgoi listat për plotësimin e 2 vendeve njëherazi"

Vakancat në Kushtetuese, Meta ‘përplaset’ me KED

"Sekuestrojini audiot, mund të manipulohen"

Zbardhet kallëzimi penal i Presidentit ndaj Ardian Dvoranit


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore