MENU
klinika

Formula 1

Binotto sqaron pilotin favorit te Ferrari

13.02.2020 - 12:49

Ferrari prezantoi makinën e re për sezonin 2020, por për shumë tifozë të kokëkuqes dhe jo vetëm ishte kureshtja se cili do të ishte piloti i parë dhe skuderia do të mbështesë forcat për fitimin e titullit kampion në Formula 1, që mungon prej vitit 2008.

Është drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ai që u ka vënë kapak thashethemeve për këtë çështje, duke thënë se nuk do të ketë asnjë pilot favorit.

“Ka kaluar një vit dhe gjërat kanë ndryshuar. Charles tani ka më shumë përvojë me ne, ndryshe nga një vit më parë kur deklaruam se Sebastian do të jetë piloti ynë i parë. Pas një viti të dy kanë treguar se mund të duelojnë për titullin. Ndaj, janë në të njëjtin nivel për ne” – u shpreh Binotto.

Makina italiane synon që këtë vit të ndalë hegjemoninë e Mercedes dhe të fitojë titullin kampion. Kokëkuqja e këtij sezoni quhet SF1000 (Skuderia Ferrari 1000), dedikuar edhe numrin të 1000 garave që Ferrari do të arrijë këtë sezon në Formula 1.

Është punuar shumë në fuqinë e saj në pistë dhe në peshë. Te njëvendëshja e këtij viti janë forcuar disi ngjyrat e bardha dhe ngjyra e kuqe është ajo e viteve ’80.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN