MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Broja firmos kontratë profesioniste me Chelsea

18.02.2020 - 17:51

Ende nuk ka debutuar me Kombëtaren e parë shqiptare, me siguri do ta bëjë në muajin mars, kur kuqezinjtë të luajnë dy ndeshjet miqësore. Megjithatë, Armando Broja sot ka bërë një hap të madh.

Sulmuesi shqiptar ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez, teksa ditën e sotme ka firmosur kontratë profesioniste me Chelsea. Ai po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuara.

Broja gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që skuadra e 23-vjeçarëve zhvilloi përballë Arsenalit, ku blutë triumfuan me rezultatin 1-2.

Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Chelsea. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur gjithmonë.  Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luajnë te Barça, Chelsea dhe Juve

Tre sulmuesit kuqezi të së ardhmes