MENU
klinika

"Receta e mamit"

Brusketa të shijshme me fërgesë

17.02.2020 - 15:14

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 5 persona
Kë e marrë malli për njëçik fërgesë?

INGREDIENTËT

  • 5 domate të pjekura mirë
  • 4 vezë
  • 100 gram djathë i bardhë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • Pak kripë, piper të zi

UDHËZIMET

  1. Domateve i hiqni lëkurën dhe i grini imët në një rende.
  2. I kaloni në një tigan në zjarr mesatar dhe i përzieni vazhdimisht derisa domatet të treten.
  3. Shtoni pak kripë.
  4. Tani shtoni djathin e thërrmuar dhe i përzieni mirë.
  5. Në një tas thyeni vezët, i përzieni me një pirun dhe ia shtoni domateve në tigan. Sapo vezët të jenë mpiksur, e hiqni fërgesën nga zjarri.
  6. Në një tigan tjetër skuqni vajin e ullirit me gjalpin.
  7. Ndërkohë merrni bukën, e prisni në feta të vogla dhe i lyeni sipër me fërgesën.
  8. I shtoni sipër pak nga gjalpi i skuqur secilës dhe pak piper. Ju bëftë mirë!