MENU
klinika

NBA

Bucks marshojnë në Lindje, Denver bie në shtesë

03.02.2020 - 12:12

Skuadra e Milwaukee Bucks vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindje, duke regjistruar sot fitoren e 42-të sezonale. Bucks triumfuan 129-108 ndaj Phoenix, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi 30 pikë e 19 rebound.

Vendasit fituan të katërta periodat, duke mos e vënë në asnjë moment fitoren. Më i miri në parket në fakt ishte Booker për miqtë, që shënoi plot 32 pikë, por që mbeten për statistikë.

Po 129 pikë realizoi edhe skuadra kampione në fuqi Toronto Raptors në përballjen me Chicago, që nuk shkoi më shumë se 102 pikë. Një fitore që mban në vend të dytë Toronton në Konferencën e Lindjes, por larg kreut.

Në Konferencën e Perëndimit spikati fitorja e Houston, që mundi 117-109 New Orleans. Si gjithnjë i papërmbajtëshëm James Harden, që realizoi 40 pikë. Ndërsa mposhtet pas kohës shtesës Denver Nuggets, që bie në Detroit 128-123.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN