MENU
klinika

E drejta e gruas

Burri problemi i shekullit XVIII, ‘femra’ i shekullit XIX

26.02.2020 - 13:44
        Kur thuhet grua, kihet parasysh fëmija, pra e ardhmja. Qëllimi i diskutimit në këtë mënyrë është tepër i thellë. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje, do të arrihet paqja sociale. Në fund të fundit, burri varet prej saj; gruaja përmban zemrën e një burri. Përballë ligjit, ajo është e pafuqishme, miniscule, është e pacivilizuar dhe pa të drejtë politike, ajo nuk ka asgjë; përballë familjes ajo ka gjithçka, pasi është nëna, vatra familjare mbahet mbi supet e saj, në shtëpi është e zonja e së mirës dhe së keqes; sovranitet i komplikuar i tiranisë./Konica.al
Gruaja bën gjithçka për burrin dhe asgjë për vete. Ligjet janë të pakujdesshme, që e zbehin rolin e një gruaje aq të fuqishme. Njiheni këtë dobësi dhe mbrojeni atë; njiheni këtë pushtet dhe këshillojeni atë. Kjo është detyra e një burri; natyrisht dhe interesi i tij.
Veprime dhe fjalë 1876 –Me rastin e 80-vjetorit të datëlindjes 1881
Falënderoj të gjithë bashkëpatriotët e mi tepër i emocionuar. Nuk jam veçse një gur në udhën ku ecën njerëzimi, por ësht ërruga e mbarë. Njeriu nuk ësht ëi zoti as I lindjes dhe as I vdekjes së tij. Ai nuk mundet veçse t’i ofroj shoqërisë së tij, përpjekjet e tij për të shuar sadopak vuajtjet e njerëzimit dhe t’i falë Zotit besimin e e pakthyeshëm në ndërthurje me lirinë. Përshëndes Parisin Përshëndes qytetin e madhërishëm Përshnëndes aspak në emrin tim, pasi unë jam askushi, por n ëemër të gjithçka që jeton, të drejtës, mendimit, dëshirës dhe shpresës deri poshtë. Qytet janë të bekuara ng aZoti, ato janë qendrat e punës hyjnore, pasi kjo punë është puna dhe përpjekja njërezore. Ajo mbetet njerëzore derisa është individuale, po aq dhe kolektive derisa qëllimi i saj është më i madh sesa i punëtorit, i cili bëhet po aq hyjnor. Herë-herë, historia vë në shënjestër ndonjë qytet. Shenja është e veçantë. Historia në 4000 vite, ka shënjuar tri qytete që përmbledhin përpjekjet e gjithë njerëzimit. Çka Athina ishte për antikitetin grek, çka Roma solli për antikitetin romak, Parisi është sot për Evropën, Amerikën, për gjithësinë mbarë. Kush i drejtohet Parisit, i drejtohet gjithë botës mbarë. Urbi et orbi. *latinisht (Në gjithë botën anembanë)/Konica.al
Pra unë, një banor i përulur që ng anjëra anë mbart vetëm të drejtën tuaj, në emër të qytetit, të gjithë qyteteve të Europës dhe të Amerikës, botës së civilizuar, nga Athina deri në Nju Jork, që prej Londrës deri në Moskë, në emrin tënd Madrid, në emrin tënd Romë, thur lavdi plot dashuri dhe përshëndes qytetin e shenjtë Parisin. 21 maj, Fjalët e fundit të Viktor Hygosë. Kjo është beteja e ditës dhe natës… Shoh veç errësirë…
Shqipëroi Mimoza KUCHLY