MENU
klinika

Basha: Do i japim zgjidhje përfundimtare

“Çështja e pronave është detyrim i pashlyer”

16.02.2020 - 20:26

Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur sot në darkë për një bashkëbisedim disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.

Ai ka thënë se PD ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve i cili është një detyrim i pashlyer.

Statusi i Lulzim Bashës:

Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës.
PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet.