MENU
klinika

UEFA me rregull të ri

Champions, më i miri i ndeshjes merr trofe

17.02.2020 - 18:08

Duke nisur nga nesër, Champions League nis me një trofe të ri, i cili do t’i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ky stimul i ri starton nga 1/8 finale dhe shpërblen futbollistin më të mirë.

Kjo e bazuar në “rolin e tij në momentet vendimtare, pjekurinë taktike, krijimtarinë dhe frymëzimin, aftësi të jashtëzakonshme dhe lojë e ndershme”. Nëntë vëzhgues teknikë të UEFA-s do të vlerësojnë dhe vendosin se cili e meriton çmimin në çdo ndeshje.

Këta janë nëntë vëzhguesit teknikë të UEFA-s, shumë prej tyre ish-lojtarë të shkëlqyer, që kanë treguar nivel të lartë në garën madhore europiane për klubet: Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Packie Bonner, Cosmin Contra, Robbie Keane, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do përdoret më 30 maj në Stamboll

Dalin fotot e topit të finales së Champions 2020