MENU
klinika

Gjimshiti në fushë për 27-vjetor

Champions, modestët sfidojnë ata me eksperiencë

19.02.2020 - 12:00

Champions League do të vijojë të mërkurën në mbrëmje me dy ndeshje të tjera. Nuk shihen si skuadra pretendente, por në fushë do të zbresë finalisti i sezonit të kaluar, Tottenham.

Londinezët do të presin modestët gjermanë të Leipzig, që për herë të parë luajnë në fazën e 1/8 finale. Jose Mourinho ka vlerësuar kundërshtarin e radhës, duke e quajtur ekip të rrezikshëm.

“Kanë një ekip shumë të mirë, të ekuilibruar, një skuadër e madhe. Janë në gjendje të luajnë në sisteme të ndryshme taktike, shumë shpejt, shumë të rrezikshëm në kundërsulm” – u shpreh Mourinho.

Përballë do të jetë një skuadër që drejtohet nga trajneri i ri Julian Nagelsman, i etiketuar ndryshe si bebi-Mourinho. Gjermani thotë si ky krahasim nuk qëndron.

“Kjo është një ndeshje mes Lejpzig dhe Tottenham. Tetë vite më parë më quajtën ‘bebi Mourinho’. Është një përballje skuadrash, jo Mourinho kundër ‘bebi Mourinho”.

Një tjetër skuadër që ka surprizuar në Champions është Atalanta. Italianët presin në “San Siro”, Valencian. Spanjollët kanë më shumë eksperiencë në të tilla ndeshje, megjithatë entuziazmi i zikaltërve të Gjimshitit me shokë është i madh për të tejkaluar edhe më shumë pritshmëritë.

Mbrojtësi shqiptar mbush 27 vjeç dhe sonte do të ketë mbështetjen e 44 mijë tifozëve. Bergamaskët ëndërrojnë, me ambiciet e tyre mund të eliminojnë edhe Valencian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e para të 1/8 finale

Thyhen kampionët, super Haaland sfumon Neymar