MENU
klinika

Premier League, Java 27

Chelsea fiton derbin e Londrës dhe të Champions

22.02.2020 - 15:23

Pas dy humbjeve dhe dy barazimeve, Chelsea rikthehet te fitorja në ndeshjen vendimtare, duke mposhtur 2-1 në “Stamford Bridge” ekipin e Tottenham. Një sukses që “blindon” vendin e katërt për në Champions.

Ishte Giroud që shënoi në 15’ golin e parë. Një gol që do t’i jepte lirshmëri vendasve, të cilët e mbyllin pjesën e parë në avantazh dhe plot besim në vetvete.

Me të nisur e dyta, Chelsea shënon golin e dytë më një aksion perfekt. Është Alonso që dyfishon shifrat dhe thuajse vendos fatet e takimit. Rudiger shënon autogol në fund, por nuk ndikon në rezultat, pasi Blutë mbrojnë fitoren.