MENU
klinika

Premier League, Java 26

City “harron” dënimin, rikthehet te fitorja

19.02.2020 - 22:25

Manchester City është rikthyer në fushë pas dënimit dyvjeçar që i dha UEFA për ndeshjet në Europë. “Qytetarët” kanë fituar 2-0 në shtëpi ndaj West Ham-it, duke mbajtur vendin e dytë në Premier League.

Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë. Rodri në 30’ ka zhbllokuar shifrat në 1-0 dhe me kaq është mbyllur pjesa e parë e takimit.

Në të dytën, De Bruyne dyfishoi shifrat në minutën e 65-të. Një ndeshje e mirë e belgut, që dha edhe asistin e golit të parë. City ka pasur edhe raste të tjera, ndërsa miqtë pak bënë për të merituar një pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN