MENU
klinika

NBA

Clippers dhe Rockets tregojnë ambiciet në Perëndim

27.02.2020 - 11:08

Pas skuadrave kryesuese në NBA, ishte radha e ndjekësve për të dhënë spektaklin e radhës dhe për të treguar pretendimet e tyre për titullin kampion.

Pa probleme fitoi ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi në transfertë 102-92 Phoenix Suns. Një ndeshje me dy pamje: E mirë për vendasit në të parën, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Clippers, me Leonard që realizoi 24 pikë e 14 rebound. Me këtë sukses, skuadra kaliforniane mban vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe sigurimi i zonës play-off nuk duket problem.

Një hap më pas, në vendin e e katërt është skuadra e Houston Rockets, që fitoi thellë 140-112 ndaj Memphis Grizzlies, duke ruajtur ritmin e ekipeve më të mira në Perëndim.

Ndeshje e dominuar totalisht nga teksanët, ku u dalluan Westbrook me 33 pikë dhe Harden me 30. Diferenca u bë në periodën e parë ku vendasit e fituan me rezultatin 35-17.

Fitore në çastet e fundit për Minnesota Timberwolves jashtë, që mposhti 129-125 Miami Heat, sfidë që dhuroi rivalitet shumicën e kohës. Russell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Po në transfertë fitoi edhe Dallas Mavericks, që mposhti 109-103 San Antonio Spurs, duke qëndruar në zonën play off. DeRozan me 27 pikë u përpoq të mbante Spurs në lojë, por i vetëm e pati të pamundur. Për Dallas u dalluan Porzingis me 28 pikë e 12 rebound, si dhe Luka Doncic me një “triple double”, 26 pikë, 10 rebound e 14 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN