MENU
klinika

NBA

Clippers triumfojnë në sekondat e fundit

04.02.2020 - 11:31

Rivalitet në ndeshjet e fundit sezonale në NBA. Skuadra e Clippers ka fituar në sekondat e fundit 108-105 ndaj San Antonio, një ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Spurs patën një avantazh deri në 15 pikë në pjesën e parë (Aldridge 27 pikë e DeRozan 26), por kjo nuk mjaftoi. Për Clippers u dallua Leonard me 22 pikë, ndërkohë që 39 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Fitore të lehtë mori Miami, që mundi 137-106 Philadelphia, me Jimmy Butler, autor i 38 pikëve, mbështetur nga Dragic me 24 pikë. Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi 125-117 Washington jashtë fushe.

Beal realizoi 43 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Burks me 30 pikë. Një ndeshje e mirë për Porzingis, që falë 38 pikëve e 12 rebound i dha fitoren Dallasit, 112-103 në fushën e Indiana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN