MENU
klinika

Oferta nga Arabia Saudite

Çmenduria, 400 mln $ për një duel të Furyt

27.02.2020 - 17:41

Tyson Fury është në qendër të vëmendjes pas fitores ndaj Deontay Wilder. Boksieri britanik, kampion i peshave të rënda, e mposhti në duelin e dytë amerikanin dhe të gjithë tani flasin për një duel të tretë.

Katër pjesëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite kanë qenë në Las Vegas fundjavën e kaluar për të ndjekur “live” duelin e madh të peshës së rëndë mes tyre. Sipas “Daily Mail” ata janë shprehur të gatshëm të paguajnë 400 milionë dollarë për të zhvilluar në shkretëtirë duelin e radhës së boksierit britanik.

Fury fitoi me “KO teknik” në raundin e shtatë ndaj Wilder, duke u rikthyer kampion bote (kategoria WBC). Sipas “Daily Mail”, anëtarët e familjes mbretërore ia kanë lënë në dorë Fury-t zgjedhjen për rivalin e radhës, por natyrisht që ata preferojnë një sfidë të tretë me Wilder ose një përballje britanikësh me Anthony Joshua.

Prince Khaled, i pranishëm në këtë duel, ka bërë me dije se i preferuari i tij është Joshua, në një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion. Arabët janë gati të paguajnë 400 milionë dollarë për këtë sfidë edhe pse nuk dihet ende përqindja që do të përfitojë Fury dhe rivali i tij.

Ndërkohë, babai i Furyt ka deklaruar se dueli i ardhshëm mund të jetë me Anthony Joshua, por për këtë kërkon 250 milionë dollarë dhe ndeshja të zhvillohet në Britaninë e Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në horizont dueli i tretë

Wilder gjen shkaqet e humbjes me Furyn