MENU
klinika

Krahasuar me vitin më parë

Çmimet e perimeve u ulën me 1%

18.02.2020 - 12:09

Në janar të vitit 2020 çmimet e perimeve u ulën me rreth 1% në raport me një vit më parë. Sipas INSTAT, ulja erdhi për shkak të prodhimit të shtuar krahasuese me një vit më parë.

Ekspertët shprehen se çmimet e larta të vitit 2019 nxitën më shumë mbjellje për sezonin dimëror të vitit 2020, duke sjellë furnizim të bollshëm në tregje e për pasojë edhe çmime me të ulëta për perimet e sezonit.

Por gjatë kësaj periudhe e kundërta po ndodh me çmimet e frutave.

INSTAT bën të ditur se, në muajt e parë të vitit 2020 çmimet e frutave pësuan rritje sistematike, duke shfaqur një sjellje të kundërt me çmimet e perimeve.

Prodhimet e frutave tipike të dimrit molla, mandarina dhe portokalli nga vendi ishin të kufizuara ketë vit duke sjellë çmime të larta në tregje.

Sipas të dhënave të INSTAT mbi tregtinë e jashtme mësohet se frutat dhe perimet e prodhuara në vend realizuan rreth 10,4 miliardë lekë ose 84 milionë euro vlerë shitjesh në tregjet jashtë vendit në raport me 9.5 miliardë lekë ose 77 milionë euro të realizuara gjatë vitit 2018.

Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 9.4 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro fruta dhe zarzavate nga jashtë vendit. Kjo vlerë përben 90 për qind të vlerës së eksportit të këtyre produkteve.