MENU
klinika

23 vjet më parë

David ende e ruan këtë kujtim nga takimi i parë me Victoria-n!

27.02.2020 - 16:14

David Beckham ka kujtuar momentin kur takoi për herë të parë gruan Victoria Beckham në një prej ndeshjeve të tij të futbollit në vitin 1997.

Ish-mesfushori i Manchester United, 44 vjeç, mori guximin të flasë me të pasi ylli i “Spice Girl”, Victoria, 45 vjeç, kishte pirë pak. Duke folur në emisionin “Tonight” të Jimmy Fallon, David zbuloi se ai madje ka ruajtur një suvenir nga takimi i tyre i parë, pasi ai ende e ka biletën e trenit në të cilën Victoria i shkroi numrin e saj.

Beckham tha se Victoria ishte këngëtarja e tij e preferuar e grupit “Spice Girl”. Ai nuk bisedoi me të në takimin e parë, por një javë më vonë, ajo u kthye në Manchester për të parë një ndeshje tjetër.

I vendosur për të mos e lënë t’i ikte rasti, David rrëfeu: “Ajo kishte pirë disa gota, kështu që unë vendosa ‘Pse jo?’ ‘Do të përpiqem t’i marr numrin”. “Ne biseduam për rreth një orë në sallën e lojtarëve. Dhe ajo në të vërtetë do të merrte trenin atë ditë, kështu që shkroi numrin e telefonit në biletën e saj të trenit, të cilën unë ende e kam”.

Dhe ja ku janë 23 vjet më vonë, sërish të dashurar si ditën e parë!