MENU
klinika

Do të ishte një rikthim

De Biasi, gati të marrë drejtimin e Torinos

03.02.2020 - 13:52

Dy vjet e një muaj pas asaj dite prezantimi, mund të ketë ardhur koha për të thënë lamtumirë. Humbja ndaj Lecce-s duket se vendosi përfundimisht fatin e marrëdhënies midis Walter Mazzarri-t dhe Torino-s.

Për momentin nuk ka vendim zyrtar, por “divorci” pritet të arrijë brenda ditës. Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, dëshiron të vendosë me qetësi, pa u kushtëzuar nga emocionet e humbjes së rëndë në Lecce.

De Biasi interviste per konica.al
De Biasi interviste per konica.al

Për këtë, Cairo ka marrë një tjetër natë reflektimi. Sot do të diskutojë me bashkëpunëtorët e tij më të afërt se cila rrugë duhet ndjekur: të vazhdojë me Mazzarri-n apo me dikë tjetër. Për momentin, hipoteza e dytë është shumë më e mundshme.

Dy janë alternativat: Moreno Longo, 44 vjeç (i mbush më 14 shkurt). Një teknik i ri dhe i aftë, me “gjak granate”. Së pari futbollist, më pas trajner në akademinë e Torinos, së bashku me drejtorin sportiv aktual, Massimo Bava.

De Biasi Tramezzani-konica.al

I dyti është Gianni De Biasi, 63 vjeç, i cili po pret, para se t’i japë një përgjigje Iranit, i cili do të dëshironte që të drejtonte ekipin e tij kombëtar.

Është një profil tjetër nga Longo, por ndan ADN-në e Torinos. De Biasi ishte trajneri i parë i Torinos, nën presidencën e Urbano Cairo. Të dy së bashku e kthyen skuadrën menjëherë në Serie A. Një trajner ekspert dhe ende shumë i dashur për tifozët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN