MENU
klinika

“Nga presidenti tek kryetari i Kuvendit”

Detajet/ Arrihet marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

02.02.2020 - 12:07

Është arritur sot marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK për qeverinë e re në Kosovë, 4 muaj pasi u zhvilluan zgjedhjet e parakohëshme në vend.

Detajet e marrëveshjes së nënshkruar i kanë bërë publike, krerët e dy subjekteve politike. Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme t’i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

“Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e kuvendit të kosovës në të cilën do të zgjedhim qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim. Jemi dakordësuar të kemi 15 ministri dhe 33 zvministra. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës.”, është shprehur Kurti.

Ndërkaq, kryetari i i LDK-së, Isa Mustafa tha se me Vetëvendosjen kanë ardhur në një zgjidhje të përbashkët, që do të jetë në interes të vendit. “Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa.

Deklaratat në konferencën për shtyp:

Albin Kurti: U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne u dakorduam të takohemi edhe nesër në Kuvendin e Kosovës për ta zgjedhur qeverinë e re dhe të jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha, përveç se për harmonizimin e programit. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje u njoftova se kanë filluar përgatitjet për organizimin e referendumit në Lëvizjen Vetëvendosje sepse kështu e kërkojë statutet e dy subjekteve tona. Unë ju falënderoj për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi, i cili nuk ka qenë i lehtë por shumë më i sigurt se sa është menduar apo transmetuar.

Mustafa: Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë se është marrëveshje në dobi të Kosovës. Është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune mjaft të gjatë me liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Kosovës. Dëshirojmë që kjo qeveri të jetë e suksesshme.

Albin Kurti: Jemi dakordësuar të kemi 15 ministri, 2 zv kryeministra dhe 33 zv/ministra. Pra nga 21 ministri që i kishim në qeverisjen paraprake, tash do të kemi vetëm 15 dhe nga mbi 80 zv/ministra do të jenë 33. Kjo tregon se qeveria jonë e përbashkët ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh sepse është qeveria më e vogël në shtetin e pavarur të Kosovës dhe për ta forcuar Republikën tonë si asnjëherë më parë. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që të kemi 12 ministri ka qenë një synim i drejtë, mirëpo kur kemi analizuar strukturat e ministrive përkatëse, krijimi i disa super-ministrive është dëshmuar se është kosto më e madhe se sa të kemi 12 ministri. Nëse nuk do të bënim një gjë të tillë, do të zvarritej edhe për 1 vit reduktimi për 12 ministri. Ne jemi dakorduar që kryetari i Kuvendit e propozon lëvizja Vetëvendosje kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ecim përpara.
Nuk do të japë dorëheqje kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai do të vijë në ekzekutiv dhe tjetra është se është e vërtetë se ka pasur një lloj zgjatje për shkak të interesimit të madh. Ne duam të bëjmë një reformë të pesëfishtë.

Isa Mustafa: Sa i përket Presidentit, kemi vendosur që të jetë një çështje që të dakordësohemi me zt.Kurti dhe do ta zgjidhim edhe këtë çështje në kohën e nevojshme. Kryetarin e Kuvendit do ta merr ajo ose ai të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë besimin dhe qytetarët i kanë dhënë votat më të mëdha. Marrëveshjen e kemi kryer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë