MENU
klinika

Disiplina gjobit me 2 mln lekë Tiranën e Bylisin

Djali i presidentit dënohet me 12 muaj

19.02.2020 - 18:19

Komisioni i Disiplinës ka vijuar me masa të ashpra kundrejt individëve të veçantë, problematikës së tifozëve dhe në fund e pësojnë ekipet dhe klubet. Më së shumti është dënuar djali i presidentit të Laçit, Kleo Laska.

Ndërsa klubet e Tiranës dhe Bylisit janë gjobitur me 2 milionë lekë të vjetra si pasojë e veprimeve të përsëritura të papërgjegjshme të tifozëve përkatës. Por edhe në Kategorinë e Parë, Disiplina ka vepruar me “grusht të hekurt”.

VENDIMET E DISIPLINËS

1.Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

2.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3.KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) dhe 65/4/a) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

4.Lojtari i KF Tërbuni, Rigers Dushku, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollisti.

5.Lojtari i FK Tërbuni, Serdar Zagani, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6.Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7.KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.

8.Lojtari i KF Erzeni, Djidjiwa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9.KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

10.Zyrtari i KF Lushnja, Dritan Cuko për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a) dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

11.KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim te Nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.

12.Lojtari i KF Pogradeci, Emiljano Hidri për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

13.Lojtari i KF Lushnja, Ergys Alushi për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

14.FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

 

15.Zyrtari i FK Skrapari, Antonio Dosti për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

16.KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b) gjoba të zbatohet në masën 20%.

17.Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

18.Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Brikeno Bizi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a ë KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

20.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

21.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Kristi Dhima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

22.Rrëzimin e kërkesës së FK Partizani U-19, për lojtarët Holgert Xhameta, Klei Çarçani, Semi Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

23.Refuzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Anxhelo Duka.

24.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Erzeni, Arjan Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

25.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Oltion Guri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

26.Rrëzimin e kërkesës së KF Egnatia, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.