MENU
klinika

"Receta e mamit"

Domate të mbushura, dreka ideale në tryezat tuaja!

15.02.2020 - 15:49

Kur shihni domate të lira në treg, i blini kastile për këtë recetë. Do ia vlejë vërtet!

  • Koha e përgatitjes: 20 minuta
  • Koha e gatimit: 20 minuta
  • Receta për: 5 persona

INGREDIENTËT

  • 5 domate
  • 200 gram mish viçi i grirë
  • 100 gram djathë i bardhë
  • 100 gram parmixhano
  • 120 gr bukë e grirë
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 30 gr sallam
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • borzilok
  • 1 karotë
  • pak rigon
  • kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Pastroni domatet nga tuli i brendshëm dhe ruajeni pjesën e brendshme për mbushjen.
  2. Në një tigan përgatisni salcën me të cilën do mbushni domatet.
  3. Shtoni vaj ulliri, qepën e grirë hollë, mishin e grirë, sallamin turist, karotën e grirë dhe lërëni të marrin ngjyrë derisa të lëshojnë lëngjet.
  4. Shtoni në tigan pjesën e brendshme të domateve, rigon, kripë e piper.
  5. Pasi salca të jetë gatuar, bashkoni në një tas një pjesë të salcës me bukë të grirë, djathin e bardhë të thërrmuar, borzilok e majdanoz.
  6. Mbushini domatet me këtë përzierje dhe shtoni parmixhano sipër.
  7. Vendosini të piqen për 20 minuta në 200 gradë. Shijojini të ngrohta!