MENU
klinika

"Mënyra më e mirë për rindërtimin"

Donacionet/ Ekspertët: Të mos rritet borxhi publik

19.02.2020 - 17:26

Ndihma që vendet e Bashkimit Europian dhanë për Shqipërinë në konferencën e Donatorëve me 17 shkurt për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, duhet të menaxhohet me përgjegjshmëri dhe transparencë. Preçi thotë se marrja e një shume prej 800 milionë eurove në formën e huasë do të rëndojë ekonominë e vendit në periudhat e mëvonshme.

“Uroj dhe shpresoj që qeveria të menaxhoj me përgjegjshmëri qoftë paratë që merren ndihma dhe hua dhe në të njëjtën kohë të kthej vëmendjen nga qeverisja e brendshme të kapërcehet entuziasmi ndoshta dhe banal i marrjes së borxhit nuk duhet të gëzohemi shumë që marrim borxh është e rëndësishme që bota ka vullnet të mirë dhe duhet ta shfrytëzoj për të përmirësuar jetesën e familjeve të dëmtuara por në të njëjtën kohë duhet ta kuptojnë që është një gurë në qafën e ekonomisë për periudhat që vijnë”, deklaron Preçi.

Ndërsa, anëtari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist, Ervin Bushati, vlerëson pozitivisht vëmendjen e kushtuar Shqipërisë gjatë konferencës së donatorëve. Financimi, sipas tij, si përmes kredive apo edhe donacioneve i jep në dorë qeverisë të gjitha instrumentet për programin e rindërtimit.

“Patjetër që shuma është e madhe po të mblidhet bashkë me efektet buxhetore shkon gati 10% të GDP pra një shumë e madhe për çdo shtet të botës do ishte një ndihmë e madhe kjo do të shkoj për ndërtimin dhe i bie që dhe ndërtimi si sektor të paktën të ndryshojë në 2-3 vitet e ardhshme”, thotë Bushati.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Preçi shpreh shqetësimin se me shumat e kredive nga donatorët prej 70% mund të ndikojë në rritjen e nivelit të borxhit publik, duke iu referuar ligjeve në vend. Në thelb vendi ynë ka kufizime të fuqisë absorbuese të huave të cilat nuk kalojnë më shumë sesa 320 mln euro në vit do të thotë që në vitin 2020 që të mos rritet më shumë borxhi dhe në ligjet tona është parashikuar qoftë ligjet e buxhetit dhe borxhit parashikojnë kontroll dhe monitorim për të tejkaluar borxhin për të mos kaluar këtë kufij sepse fuqitë tona tregojnë që fuqia ripaguese e ekonomisë është e limituar kaq mund të mbaj dhe kaq është qetësuese por përsëri e menaxhueshme pra mund të riprodhoj vetveten dhe të siguroj para për të vazhduar normalisht transaksionet që zgjasin shumë vite”, thekson eksperti.

Pavarësisht shumës së lartë të kredive nga donatorët deputeti socialist Ervin Bushati sqaron se ato janë me interesa të ulëta dhe është një nga mënyrat më të mira që këto fonde mos të merreshin nga kanale të tjera të ekonomisë.

“Patjetër që këto fonde sa të merreshin nga ekonomia shqiptare do të duhet të vinin nga një burim tjetër do vinin nga një eurobond do dilte në tregjet ndërkombëtare apo do duhet të rrisin taksat dhe mënyra më e mirë do të ishte kjo që po ndodh sot sepse dhe normat e interesit janë shumë të ulëta në fund të ditës ne do paguajmë më pak sesa kemi marr në sensin e interesit dhe patjetër që do futen në ekonomi. Unë parashikoj që nëse ekonomia ecën me ritme të mira ekonomia shqiptare të rritet edhe 5% në raport me GDP, sepse poara siç e thanë po të ndahen në 2-3 vite i bie që të rritet ekonomi 3-4% më shumë në raport me GDP edhe mbi atë që do të ishte normalja”, shton më tej deputeti Bushati.

Shqipëria arriti të mbledhë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve. Në këtë shumë rreth 70% janë mbështetje në formën e kredive të buta dhe rreth 30% janë grante.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Baza e një zhvillimi të ri ekonomik për Shqipërinë"

Fondet e mbledhura/ Rama flet për donacionet për rindërtimin

Janë gati 20 milardë lek

Fatura e dëmeve të tërmetit