MENU
klinika

Bundesliga, java 23

Dopieta e Lewandowskit “shuan” gafën e Neuer

21.02.2020 - 22:24

Bayern Muchen vijon me fitoret në Bundesliga, teksa sonte në mbrëmje mposhti 3-2 Paderborn. Një sukses me vuajtje, por mban bavarezët në krye të renditjes dhe u bën presion rivalëve.

Në pjesën e parë në fushë dukej sikur luante vetëm Bayern Munchen. Pas disa rasteve, kampionët e Gjermanisë e gjejnë golin në minutën e 25-të me Gnabry. Mesfushori shqiptar Klaus Gjasula sërish ndëshkohet me të verdhë, duke vijuar me rekordin negativ si më i ndëshkuari në histori.

Ndërsa më pas pas Gjasula për pak sa nuk shënon në portën e tij pas një devijimi të topit. Në 44’, Neuer bën një gafë me daljen e tij dhe Paderborn barazon me Srbeny. Një zbritje dhe një gol për miqtë.

Bayern e rriti presionin në pjesën e dytë dhe në 70’ Lewandowski nuk fal pas pasimit të artë të Ganbryt. Megjithatë, Michel barazon pas 5 minutash në aksionin e vetëm për gol të Paderborn në pjesën e dytë.

Vendasit nuk dorëzohen dhe në 88’ Lewandowski realizon golin e fitores. Goli i 25-të i polakut në Bundesliga, vetëm 1 më pak se Immobile në Europë, por si asnjë tjetër në total për këtë sezon, me 42 gola.