MENU
klinika

Serie A, Java 22

Dopietë e Lukakut, Inter rikthehet te suksesi

02.02.2020 - 22:38

Inter ka lënë pas 3 barazimet radhazi 1-1 në Serie A dhe është kthyer me fitore, duke mposhtur në transfertë 2-0 Udinese-n. Një sukses që e rikthen menjëherë në vend të dytë, -3 pikë nga kreu.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, me Inter më kërkues, por i paqartë në finalizim. Në pjesën e dytë, Conte heq nga loja Eriksen dhe fut Brozovic, ndërsa i jep minuta edhe Sanchez.

Për të ardhur në minutën e 64’-t. Barella shërben mirë për Lukakun dhe belgu nuk fal me të majtën e tij nga afër. Pa kaluar as 6 minuta, Lukaku shënon edhe të dytin, kësaj here me penallti.

Më pas zikaltrit administrojnë mirë rezultatin dhe marrin një fitore me vlerë, që i mban në luftë për titullin kampion, teksa janë një hap larg Juventus.