MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Dramatike në Ballsh, Laçi kap vendin e tretë

03.02.2020 - 16:00

Ka përfunduar java 20 e Kategorisë Superiore. Laçi ka marrë një fitore me shumë vlera në shtëpi ndaj Skënderbeut, duke e mposhtur 1-0, me golin e Xhixha-s në pjesën e dytë.

Me këtë trepikësh, kurbinasit ngjiten në vendin e tretë, një pikë më shumë se 3 skuadrat më poshtë. Gjithsesi, Laçi mbetet larg kreut, por kërkon të paktën të mbajë këtë pozicion.

Bylis nuk gjen “derman” në kampionat. Pas dy humbjeve, vjen ndalesa 2-2 në shtëpi me Vllazninë. Të katër golat janë shënuar në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Malota në 2’, por një minutë më pas barazoi Murataj. 

Ndreca kaloi vendasit në avantazh në 7’, ndërsa kapiteni Lika barazoi 2-2 për miqtë në 42’. Në 90’, gjyqtari jep penallti për Bylisin, ka protesta të mëdha të lojtarëve të Vllaznisë aq sa futen edhe forcat e sigurisë për të mbrojtur gjyqtarin.

Shkodranët nuk ndalen pasi topi i gjuajtur nga futbollisti i Bylisit ka goditur në shpinë Ramadanin. Gjyqtari anulon penaltinë, por nuk kuptohet se si, pasi edhe anësori e kishte sinjalizuar si të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN