MENU
klinika

Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun

“Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin! Të zbatohen udhëzimet e OBSH”

15.02.2020 - 09:59

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi ku duhet se në fokus të diskutimeve ka qenë mbrojtja nga koronavirusi. Ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, njofton ambasada e SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fazë e re në luftën kundër krimit"

Lleshaj takon ambasadoren amerikane