MENU
klinika

Detajet dhe gjurmët e autorit

Durrës/ Grabitet pika e dhënies së kredisë

08.02.2020 - 16:35

Grabitje në mes të ditës në Durrës. Mësohet se një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit është grabitur nga një person i maskuar para pak minutash. Mësohet se autori ka vjedhur një shumë prej 1 mln lekësh. Ndërkohë është e paqartë përse punonjësi i pikës lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes. Në vend ndodhet një grup i policisë së Durrësit që po kryen veprimet hetimore.

Autori ka përfituar nga orari i drekës për të kryer grabitjen dhe më pas është larguar në rrugën dytësore për të humbur gjurmët. Inspektorët e krimeve në vend kanë marrë në pyetje dëshmitarët për të identifikuar autorin që ishte i maskuar, me kapele e syze dhe me armë.

Ndërkohë policia tha se autori ka pasur një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë me të cilën ka kërcënuar punonjësin. “Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap.

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore. Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit”, deklaron policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN