MENU
klinika

"Fajtor pronarët..."

Durrës/ Rama sqaron vonimin e rindërtimit të pallateve

01.02.2020 - 17:33

 Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Durrës, në një pallat që po rikonstruktohet nga vetë administratorët me shpenzimet e tyre. Rama theksoi se ky ishte një detyrim nga e administratorëve, teksa ka kërkuar më shumë durim nga ana e qytetarëve, duke qenë se nuk ka nisur ende puna në të gjithë godinat e ndërtuara.

Ai iu përgjigj edhe shqetësimit të dhjetëra qytetarëve që po e prisnin poshtë pallatit, për të mësuar se kur do të nisin punimet në banesat e tyre. Arsyeja kryesore, të cilën kreu i qeverisë dha, ishte se administratorët nuk janë sjellë projekte sipas standardeve në Bashki, e për rrjedhojë u është ndaluar që të nisin rikonstruksionin e godinave, deri kur të plotësojnë kushtet e vendosura nga qeveria.

“Nuk po rrimë dhe po punojmë çdo natë. Të gjitha projektet e riparimit të jenë sipas standateve. një pjesë nuk kanë filluar se i kemi kthyer projektet mbrapsht se është e rëndësishme që shpenzimet t’i paguajnë ata që ju kanë shitur apartamentet. Ndajeni mendjen se kjo punë do hohën e vetë. Kur të vj dita që do të rregullohet shpia atëherë do të kthehesh në shtëpi. Po u kërkojmë projekte të thella dhe merimentimi po monitorohet nga ne që të jetë i saktë. Të gjitha do të verifikohen. Do presësh kur të vijë radha se janë mijëra shtëpi, nëse ke një ankesë po bëhen të gjitha listat”- tha Rama.

Duke u ndalur te qiramarrësit të cilët duke shfrytëzuar këtë situatë, kanë rritur çmimet, Rama tha se kjo është një çështje u takon zyrtarëve të Bashkisë, por theksin e vuri te durimi.

“Ai lekët i ka të garantuara për aq kohë sa ti ke vajtur me letrën me vendim të Këshillit Bashkia, dhe kur pronarët duan më shumë lekë ju thjesht na bëni me dije që ne të flasim me ta. Dy muaj janë një minutë me punën që duhet bërë”– tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN