MENU
klinika

Premier League, Java 27

Dy fitore radhazi, Arsenal tani ëndërron…

23.02.2020 - 19:35

Arsenal ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League dhe londinezët mund të pretendojnë edhe më shumë. Topçinjtë fituan 3-2 në shtëpi përballë Everton, duke u afruar me zonën europiane.

Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas vetëm gjysmë minute lojë kur Calvert-Leëin shënoi një gol të mrekullueshëm. Megjithatë, Arsenali arriti të reagonte nga mesi i pjesës së parë dhe përmbysi në pesë minuta me Nkietah dhe Aubameyang.

Richarlison ka barazuar rezultatin në minutën e katërt shtesë ndaj Topçinjve me një tjetër goditje standarde që futet në zonën e Arsenalit, mbase pika më e dobët e tyre.

Pas pushimit Aubameyang rikthen avantazhin dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një tore e madhe për Arsenalin që parakalon Evertonin në renditje dhe njitet në vend të 9-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN