MENU
klinika

Serie A, Java 22

Dy gola me penallti të CR7, Juve mposht Fiorentinën

02.02.2020 - 14:30

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet në Serie A. Sulmuesi portugez shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Fiorentinës dhe Juventus mban kreun me 6 pikë para Inter.

Ronaldo shënoi nga një gol për secilnë pjesë me penallti, duke shënuar rregullisht në 11 ndeshje radhazi dhe duke vijuar me rekordet personale. CR7 ngjitet në kuotën e 19 golave, duke iu afruar Immobile-s, që ka 23.

Në limitin e ndeshjes shënon edhe de Ligt, duke mos u dhënë shanse miqve, që nuk arrijnë të shënojnë një gol nderi. Juventus tani pret ndeshjen e Interit në mbrëmje, që luan në tranfertë në Udine.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN