MENU
klinika

Aktorja tregon shkakun

Dy javë pas martesës, ndahet Pamela Anderson!

02.02.2020 - 13:14

Dy javë më parë Pamela Anderson i dha fund beqarisë. Ajo u martua në Malibu me producentin e njohur, Jon Peters.

Por duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë dhe 52-vjeçarja është sërish beqare. Në një deklaratë për “Hollywood Reporter” ajo ka treguar edhe arsyen e ndarjes. “Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse na përkrahni, na duhet pak kohë për të rivlerësuar atë që kërkojmë nga jeta dhe nga njëri-tjetri”, u shpreh Anderson. Pamela Anderson dhe Jon Peters, 74 vjeç ende nuk kishin zyrtarizuar martesën me dokumentin e celebrimit para se të vendosnin të ndaheshin.

Pamela thotë mes të tjerash: “Jeta është një udhëtim, ndërsa dashuria një proces. Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur reciprocikisht të heqim dorë nga martesa”. Jon Peters i bashkohet një liste të gjatë ish-ësh të Anderson.

Kjo ishte hera e pestë që aktorja i jepte fund beqarisë dhe me sa duket nuk i paska aspak mirë marrëdhëniet me martesat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do ta vrasë Pamela Anderson?

Për herë të parë në kopertinën e “Vogue”