MENU
klinika

Shënoi dy herë në 3 minuta

Dygolësh i Uzunit, sulmuesi kuqezi vendimtar

14.02.2020 - 21:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptar, Myrto Uzuni, shënoi dy herë dhe i dhuroi fitoren Lokomotivës së Zagrebit në përballjen shtëpiake me Istra. 24-vjeçari nga Berati realizoi dy herë brenda tri minutave, konkretisht në minutën e 63-të dhe 66-të.

Si titullar e nisën sfidën edhe Mersinaj, Çokaj dhe Kastrati, teksa kjo fitore e ngjit Lokomotivën në vend të pestë me 34 pikë, një pikë larg zonës që të kualifikon në Europa League.

Me dy golat e sotëm, Uzuni është ngjitur në shifrën e 5 golave në kampionat gjatë këtij sezoni me skuadrën kroate. Shqiptarët po lënë shenjë te Lokomotiv dhe klubi po i vlerëson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënojnë Kastrati dhe Uzuni

Dy gola në Kroaci, dedikim për Shqipërinë