MENU
klinika

Nga The Washington Post

Edhe Amerika e ka një Macron!

18.02.2020 - 21:45

A është Pete Buttigieg  Emmanuel Macroni i Amerikës? Nuk janë vetëm gazetarët që bëjnë paralele. Edhe Buttigieg e ka krahasuar veten me presidentin aktual të Francës.

Në një intervistë të kohëve të fundit, në frëngjisht, ish-kryetari i bashkisë së South Bend, vuri në dukje se, nëse zgjidhet, ai do të ishte në të njëjtën moshë (39) kur ai të marrë detyrën siç ishte Macron kur u zgjodh. Kjo u shoqërua me një frazë shumë të ngjashme me Macron-in, dhe u konsiderua një “kandidat i ri”, që mund të trondisë politikën amerikane.

Fakti është, se Buttigieg ka shumë pak të përbashkëta me Macronin, por, përkundër asaj që ai mund të besojë, kjo nuk është një gjë e mirë.

Është e vërtetë që të dy politikanët kanë trajektore të ngjashme të jetës. Të dy shkëlqyen në studimet e tyre dhe u diplomuan në universitete elitare, dhe kanë patur karriera fitimprurëse të sektorit privat, përpara se të drejtoheshin në sektorin publik.

Image result for Pete Buttigieg

Fushata çuditërisht e frytshme e Buttigieg të kujton suksesin e vetë Macron.

Sigurisht, ka dallime të shumta midis politikës franceze dhe amerikane, nga shpenzimet e fushatave dhe natyra e mediave, deri te çështjet që motivojnë votuesit.

Ashtu si Macron, Buttigieg praktikon një formë të anti-politikës, duke ofruar një dozë të rëndë të retorikës së paqartë, e krijuar për të apeluar njerëzit e zhgënjyer në të gjithë spektrin politik.

Edhe Macron ishte shumë i paqartë për atë që ai do të bënte, deri në mars 2017, më pak se tetë javë para raundit të parë të zgjedhjeve.

Të dy gjetën gjithashtu mbështetje nga donatorë të pasur, të cilët duket se besojnë se interesat e politikanëve përputhen me përparësitë e tyre.

Image result for Pete Buttigieg

Pavarësisht nga votimi në këtë fazë, Buttigieg nuk duhet të fshihet. Siç tregoi fitorja e pamundur e Macron, mbështetja e fortë nga elitat e biznesit, sloganet inteligjente dhe një atmosferë energjie rinore mund të jetë një kombinim vdekjeprurës në fushatë.

E megjithatë, Buttigieg, si Macron, duket se nuk dëshiron apo nuk interesohet të merret me faktorët themelorë, që ndikojnë politikën e vendit të tij vitet e fundit. Ai në thelb e sheh Presidentin Trump si një anomaly, e jo si produkt të një organi gjithnjë e më pak të shëndetshëm. Buttigieg nuk ka treguar shumë interes për të trajtuar pabarazinë ekonomike ose racizmin strukturor, të këqijat e shoqërisë amerikane sot.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

A po bëhet Amerika fashiste?!