MENU
klinika

Ja ç'po ndodh në Londër

Edhe kolegu juaj i ri në punë mund të jetë robot…

23.02.2020 - 15:42

EVA-n mund ta dëgjoni para se ta shihni. Një gumëzhitëse ju përshëndet me të hyrë në zyrat e Automatas, një kompani e re robotike me seli në Londër.

Në njërën anë, një krah robotik po kryen disa lëvizje: gjatë lëvizje gjarpëruese kthehet në një sekuencë të vetme. Kjo është puna e EVA-s, dhe ato lëvizje po i bën pareshtur për muaj me radhë për të testuar besueshmërinë e veprimeve të tyre.

Nëpër zyrë dhe në punishte janë disa njësite të tjera të EVA-s, disa sosh të çmontuara prej inxhinierëve, të tjerat në pritje që të testohen.

Mbase mund të jetë e mërzitshme të shohësh natën derisa EVA vazhdon punën, duke kryer veprime të ndryshme, derisa shoqërohet prej klonëve të ngjashëm.mKrahu robotik është rezultat i punës së ish-arkitektit të robotikës, Suryansh Chandra, dhe partnerit të tij të biznesit, Mostafa Elsayed.

“Ne e nisëm me qëllimin që të demokratizojmë robotikën, që ta bënin të qasshme makinerinë e automatizuar dhe të volitshme për sa më shumë njerëz”, thekson Chandra. Ata kanë vënë bast se janë mijëra, nëse jo miliona, biznese më të vogla që duhet të kryejnë veprime të përsëritura, por që nuk kanë mundësi të blejnë një robot të madh industrial…