MENU
klinika

Vetëm humbje, ikën trajneri

Ekipi në krizë, largohet Nikolin Çoçlli

24.02.2020 - 13:52

Ndeshja e së shtunës në Shkodër ndaj Vllaznisë duket rezultoi të ishte e fundit për trajnerin Nikolin Çoçlli në krye të Luftëtarit. Tekniku dhe klubi gjirokastrit kanë ndarë rrugët pas humbjes 4-0, teksa bluzinjtë në këtë vit nuk kanë fituar asnjë ndeshje.

Trajneri dhe klubi nuk kishin tjetër zgjidhje, ndërsa tashmë Luftëtari ka kaluar në duart e Neritan Novit, që ishte në rolin e zëvendëstrajnerit në Gjirokastër dhe është përzgjedhur duke qenë se e njeh mirë situatën në ekip, teksa ka punuar edhe në akademinë e gjirokastritëve.

Tashmë në vazhdim klubi ka si objektiv paraqitjet dinjitoze për të shmangur disfatat me goleada, si dhe sigurimin e sa më shumë pikëve deri në fund të kampionatit. Më shumë do t’u kushtohet vëmendje elementëve të rinj, pasi rënia nga kategoria duket e pashmanshgme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN