MENU
klinika

Jaco: Ja si t'i tërheqim investitorët!

“Ekonomia shqiptare po përballet me pasojat e tërmetit”

10.02.2020 - 12:53

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti”, u shpreh Jaço. “Por, që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme”, tha Jaço, ndërsa u ndal te Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi zyrtari i lartë.

 

“Klima e investimeve, të gjithë i kuptojmë rëndësinë e investimeve, pasi krijojnë mundësi punësimi, rrisin konkurencën sjellin të ardhura. Shqipëria ka tani më shumë nevojë për projekte, pasi TAP dhe Devoll po mbaron dhe duhen zëvendësuar për të mbajtur ekonominë aty ku ka qenë. Gjatë vitit 2020 do të ndikohen shpenzimet e konsumatorit për shkak të të ardhurave të ulta në 3 mujorin e fundit.

Shqipëria me SHBA ka një bilanc tregtar 100 milionë dollar shumë nivel i ulët. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, bilanci është 230 milionë dollarë shimë më i lartë edhe pse është një ekonomi më e vogël se Shqipëria. Ballkani Perëndimor po bëhet rajon interesant për investitorët e mëdhenj.” tha Jaco. Duke marrë si fakt se Shqipëria renditet e 82 në raportin e “Doing Bisness” më krahasim me fqinjës, Jaco ka thënë se në vend duhet një reformë e thellë në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit.

“Si performon Shqipëria me vendet e rajonit? Kjo është pyetja më e madhe. Shqipëria renditet e 82 në raportin e Doing Bisness, dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Mali i Zi në vendin e 17. Duhet reformë e thellë për klimën e investimve, për të përmirësuar situatën. Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopolitik, është vend i NATO ofron siguri , ka marrëdhënie me SHBA, kemi popullsi të re, kemi fuqi puntore të re më të mirën në rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërinë Lider në rajon. Prandaj duhet përmirësuar klima e biznesit.” tha Jaco.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikohet shifra zyrtare

Sa na dëmtoi tërmeti i 26 nëntorit?