MENU
klinika

I ati i saj ndërron jetë

Enca përjeton humbjen e madhe

26.02.2020 - 09:45

Këngëtarja e njohur Enca është duke kaluar ditët më të vështira!

Bëhet me dije ndarjen e parakohshme nga jeta të të atit të saj, Sokol Haxhia. Ai ka ndërruar jetë në një moshë të re ditën e dielë dhe nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

Lidhur me lajmin e hidhur, Enca nuk ka reaguar ende, megjithatë një video që ka publikuar pak orë më parë në Instagram na rrëqethi mishin.

Nga ballkoni, ajo ka filmuar qiellin e kuq dhe në sfond ka vendosur një baladë të ndjerë.

Këngëtarja ka pasur marrëdhënie shumë të ngushta me babain e saj dhe ajo shpesh publikonte me të foto në rrjetet sociale. Enca nuk harronte që asnjëherë t’i bënte urime për ditëlindje dhe ashtu si çdo vajzë i ati ka qenë pika e saj më e dobët.