Mëngjesin e sotëm Saranda është përfshirë nga erëra të forta. Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi në linjat Sarandë-Korfuz.
Kapiteneria e Sarandës se shkak për këtë është pikërisht era e fortë që e ka bërë të pamundur lundrimin në det.
Sipas meteoalb Shiu i dendur i cili “pushtoi” të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t’ia lënë vendin kthjellimeve.
Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu vonesa në nisjen e trageteve në portin e Durrësit drejt Italisë. 2 tragetet e linjës Durrës-Bari të cilat ishin parashikuar të niseshin mbrëmjen e djeshme, janë nisur drejt Italisë mëngjesin e sotëm dhe pritet të mbërrijnë në destinacion në mesditë.