MENU
klinika

Tenis

Federer-Nadal, rekord me ndeshjen e tyre

10.02.2020 - 11:34

Dy ikonat e tenisit, Roger Federer dhe Rafael Nadal, kanë thyer rekord në një ndeshje bamirësie tenisi të zhvilluar në Afrikën e Jugut. Për këtë takim, të zhvilluar në një stadium futbolli në Cape Toën”, kanë qenë të pranishëm 51.954 tifozë.

Rekordi i mëparshëm ishte 42.517 në një ndeshje mes Federer dhe Alexander Zverev, në Meksikë. Dy gjigantët e tenisit botëror morën pjesë në këtë ndeshje bamirësie, ku i pranishëm ishte edhe Bill Gates e mjaft personalitete.

Të ardhurat e mbledhura nga kjo ndeshje shkuan për bamirësi, për fondacionin e Roger Federer dhe jo vetëm. Ishte një ndeshje spektakolare e dy tenistëve, fituar 2-1 (6-4, 3-6, 6-3) nga Federer.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN