MENU
klinika

Projekti i ri

Fifi dhe Young Zerka po kurdisin diçka!

28.02.2020 - 08:44

Dy emrat e njohur të muzikës, Fifi dhe Young Zerka kanë pozuar së bashku ditën e sotme në Firenze të Italisë.

Ishte Fifi ajo që ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me Zerkën, duke na bërë të gjithëve të pyesim veten se ç’po bëjnë ata të dy bashkë në Itali.

Të shumtë janë fansat që besojnë se dyshja po kurdis diçka dhe së shpejti na pret një projekt i ri prej tyre.

Të paktën këtë lë të kuptohet edhe Fifi me shkrimin krahas fotos së tyre:

“Dojna me pru verën ma herët sivjet a jo”– janë fjalët e saj, duke lënë të kuptohet që ajo dhe Zerka do të sjellin një bashkëpunim “flakë” që do ta nxehë vendin pa ardhur ende vera.

 

View this post on Instagram

 

@youngzerka a dojna me pru veren ma heret sivjet a jo ??

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

U bëmë kuriozë të dimë më tepër për bashkëpunimin e tyre të ri, por deri në publikimin e informacioneve të tjera na mbetet të shijojmë hitet e tyre të fundit.

Vetëm dy javë më parë, Fifi publikoi këngën e saj “Qaj”, ndërsa projekti i fundit i Zerkës i dy muajve më parë titullohet “Let me thru”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja e sjell në instagram

Ja çfarë domethënie ka tatuazhi i Fifit

"Sillem vërdallë për dyqane me 3 Euro"

Fifi e tha troç: Artistët, rrobat i blejnë 5 Euro