MENU
klinika

Me kallashnikovë e maska të zeza

FNSH në Fier, blindohet hyrja dhe dalja

09.02.2020 - 11:22

Vijojnë kontrollet intensive në qytetin e Fierit, për kontrollin e makinave luksoze dhe të blinduara.

Mësohet se efektivët e FNSH dhe të policisë të blinduar me kallashnikovë dhe maska të zeza, ndalojnë dhe kontrollojnë të gjithë mjetet luksoze, që mund të jenë objekt i operacionit “Forca e Ligjit”, dhe që për rrjedhojë mund të shërbejnë për të shkuar te pasuritë e kokave të krimit.

Ditën e sotme, janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Fierit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje të qytetit, në aksin Fier-Vlorë.