MENU
klinika

Hoxha-Ramës: Në hotelin e tij është qëlluar me tanke në mes të ditës!

Fotoja me Çapjan/ Rama përplaset me gazetarët: Ej, jeni esëll sot apo…

13.02.2020 - 22:16

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me gazetarin Artan Hoxha, në emisionin “Opinion”, teksa ka folur për operacionin “Forca e Ligjit”. Rama u pyet për foton me Ardian Çapjan, të cilit OFL i dorëzoi formular më 4 shkurt të këtij viti, duke i kërkuar të deklarojë pasurinë, si një personazh i botës së krimit. Artan Hoxha tha se hoteli, ku Rama ka bërë foton, është i Çapjat, dhe sipas gazetarit, aty është qëlluar me armë e tanke edhe në mes të ditës. Kjo ka acaruar kryeministrin, i cili në një moment i kthehet ashpër Hoxhës, duke i thënë të mos i tregojë përralla, ndërsa shtoi se “Ej, keni marrë ndonjë gjë sot, apo jeni esëll”.

Artan Hoxha: Më 3 shkurt nisi OFL, më 4 zëdhënësja e operacionit publikoi inicialet. Kur iu prezantuat projektin e “Anti-KÇK”, ju thatë se një bos i botës së krimit hyri me pranga në sallën e gjyqit dhe doli pa pranga, dhe ai personi ishte nipi i këtij personit, me të cilin jeni në foto. Ju vazhdimisht jeni akuzuar nga ish-paraardhësi juaj, që keni mbështetur grupin rival të kësaj bande. Sa fillon KCK, del emri i këtij. Ju i zgjidhni vendet ku hyni e dilni, në resortin e tij është qëlluar me armë e tanke në mes të ditës dhe unë nuk e di kush ju ka futur juve aty brenda. Askush nuk mund të rrezikojë jetën, që t’iu fus juve aty brenda.

Rama: O zotëri, je në metro apo jo, është foto e hotelit.
Hoxha: Po si shkon ti atje, si mundet. Mos e bëj fare KCK pra, se nuk ka besim.
Rama: E kupton sa gjëra qesharake ke thënë. Unë me këtë kam bërë një foto, tani OFL shkon te ky.

Hoxha:Po nuk shkon mo, por i çon një formularë, se po të shkonte, do thoja ‘bravo’.
Rama:A ka mundësi të flas unë, më tregon mua ti.

Hoxha: O zotëri, është hoteli i tij, nuk është i lagjes.
Rama:Ç’a rëndësie ka në këto që thamë, unë thashë që jam unë në foto, pastaj ai mund të përfundojë në pranga.
>Hoxha: Nuk ka përfunduar në pranga.
Rama: Ka mundësi të flas unë. Unë flas me fakte.
Hoxha: Fakt është ai.
Rama: Ej, keni marrë ndonjë gjë sot, apo jeni esëll.