22.02.2020 - 10:39
Receta për: 5 persona
Ju kishte marrë malli për pak frikase?
INGREDIENTËT
- 500 gram mish qengji
- 300 ml qumësht
- 1/2 limon
- 1 e verdhë veze
- 50 gram gjalpë
- 2 karota
- 1 patate
- 1 degë selino
- 2 qepë të njoma (pjesa e bardhë)
- 2 lugë gjelle miell
- 1 tufë kopër e grimcuar
- Kripë, piper i zi
UDHËZIMET
- Kaurdisim mishin e qingjit me pak gjalpë, kripë dhe piper. E shuajmë me ujë dhe e lëmë të ziejë për gati 40 minuta.
- Shtojmë selinonë, karotat, qepët dhe patatet e prera dhe i ziejmë 20 minuta. Në tigan kaurdisim miellin dhe gjalpin, e shuajmë me qumësht dhe e përziejmë me tel kuzhine që mos na formohen kokrra.
- E shtojmë kremin tek mishi dhe e ziejmë 2 minuta sa masa të njëtrajtësohet.
- Rrahim në tas të verdhën e vezës me limon. Shtojmë ngadalë lëng nga mishi dhe më pas e hedhim të gjithë në tenxhere.
- E rregullojmë me kripë, piper dhe kopër të freskët. Ju bëftë mirë!