MENU
klinika

Dëbora shkakton probleme në Elbasan

Fshatra pa energji dhe rrugë me vështirësi kalimi

28.02.2020 - 10:55

Dy ditët e fundit vendi është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, dëbore dhe erëra të forta. Ato kanë shkaktuar probleme në disa qare të vendit.

Mësohet se në Qarkun e Elbasanit ka pasur probleme në në aksin rrugor Stëblevë-Librazhd, ku nevojiten zinxhirët për të kaluar.

Ndërkohë, në akset rrugore kombëtare nuk raportohen probleme deri më tani. Edhe në zona të thella të Elbasanit nuk raportohen probleme.

Ndërkohë, situata paraqitet normale dhe në Qafë-Thanë, ndërsa probleme me energjinë raportohen në fshatin Qukës, pasi është dëmtuar shtylla kryesore e furnizimit me energji.

Për të rregulluar defektin kanë shkuar në vendin e ngjarjes punonjës të OSHE.