MENU
klinika

Urimi i ambasadës amerikane

“Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë”

17.02.2020 - 11:14

Ambasada Britanike në Kosovë, ka uruar popullin e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim të bërë në faqen zyrtare, ambasada shkruan se edhe një herë Kosova i tregoi botës për mikpritjen e mrekullueshme në vitin e kaluar gjatë lojës më Anglinë, në Prishtinë.

Ndërsa gjithashtu kujtoi se si populli kosovar tregoi zemrën e madhe pas tërmetit tragjik në Shqipëri. Tutje shkruhet se Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri i Kosovës, përderisa zhvillohesh e përparon në të mirë të qytetarëve.

kolana e librave

Ky është postimi plotë i Ambasadës Britanike:
Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë. Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe.

Marrëdhëniet tona janë ndërtuar përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten. Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN